Tërheqja e mjeteve nga Trusti, vjen lajmi i fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 14:35

Projektligji për Fondet Pensionale të Kosovës nuk do të procedohet në seancë parlamentare as gjatë kësaj jave, është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Edhe më tutje, partitë opozitare po kërkojnë me ngulm, që të bëhet i mundur shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se kanë kërkuar në kryesinë e Kuvendit që ta dërgojnë në seancë projektligjin, me të cilin do të mundësohej tërheqja e një përqindjeje të kursimeve në Trust.

“Kërkesa në kryesi është shumë e qartë, sjellne ligjin për Trust sa më shpejt në seancë parlamentre. Është diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë që është një tem mjaftë e rëndësishme. Po ashtu, është diskutu edhe për Komisioni për Reforma Zgjedhore”, tha Tahiri.

“Ka pasur diskutuam për numërimin e votave, forma elektronike apo fizike”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit