Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 11:35

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Kështu, Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan saknsionet e reja kundër Rusisë. Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymirit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit