Përleshje në Gjilan, një person theret me thikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 08:57

Një përleshje mes katër personash në Gjilan ka degraduar në plagosje me armë të ftohtë.

Sipas policisë së Kosovës, 4 persona, si pasojë e një përleshje të mëhershme gjatë ditës kanë sulmuar një grup të rinjsh tjerë prej 5 personash, ku si pasojë e përdorimit të thikës është lënduar një i ri.

Policia kan gjetur dhe konfiskuar thikën, ndërsa lënduari është dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 15.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit