I bie të fikët duke punuar, ndëron jetë 17-vjeçari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2022, 21:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Divlakë të Lipjanit. Një i ri ka humbur jetën pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore, derisa ishte duke punuar.

Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Mjekut kujdestar Feriz Bytyqi, ka deklaruar për televizionin Klan Kosova se viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Sipas familjarëve i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë. Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por konstatim merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë mjeku kujdestar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit