E rëndë në Prishtinë: Goditet me veturë 6-vjeçarja në mes të Sheshit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2022, 20:43

Sheshi "Nënë Tereza" në Prishtinë është shetitore dhe është e ndaluar për qarkullim të automjeteve.

Por një person i papërgjegjshëm, sot nuk ka respektuar këtë ndalesë. Ai ka hyrë me veturë në shesh dhe ka goditur rëndë një vajzë 6-vjeçare.

Lajmin për këtë ngjarje e ka dhënë vet babi i të mitures në një njoftim në Facebook.

Ky është postimi i plotë i babait të 6-vjeçarës së aksidentuar:

"Sot ne mengjes, nje te diele te qete vikendi dola per te pire kafen e mengjesit ne sheshin e Prishtines me bashkeshorten dhe 2 femijet e mi (vajza Aria gjashte vjece dhe djali Arktiku shtate vjec).

Femijet me vete kishin edhe bicikletat e tyre, nje qytetar i kohes se paleolitit(egersire) rreth ores 09:40 hyn me nje veture BMW sheshit te Prishtines nga Hotel Swiss Diamond dhe del tek rruga e kafiterise Zanzi Bar meqe rast e godet vajzen time ne sheshin “Nena Tereze” dhe me nje shpejtesi te madhe ik nga vendi i ngjarjes.

Te gjithe ne mbetem te shokuar nga kjo ngjarje bizare. Cfare njeriu duhet te jesh te hysh ne shesh, te godasesh nje femije 6 vjec dhe aq me pak te ikesh nga vendi i ngjarjes.

Ekipet e Emergjences dhe Policise dolen ne vendin e ngjarjes. Vajza ka pesuar gervishtje dhe ndrydhje, ndersa emocionalisht eshte e shqetesuar.

Falenderoj qytetaret e pranishem per solidaritetin dhe ndihmen e ofruar, gjithashtu falenderim i vecant edhe per ekipin e emergjences.

PS. Ora tani eshte 17:44 ndersa dhunuesi, egersia, paleoliti as qe eshte interesuar te beje nje telefonate dhe te pyes per gjendjen e vajzes dhe gjendet ende ne arrati!

Ladies and Gentlemen, Welcome to Kosovo/Columbia/Mexico"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit