Aksident në rrugan Kërçovë – Ohër, një person e humbi jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2022, 15:08

Një person e humbi jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës një pas mesnate në aksin magjistral Kërçovë – Ohër, kur një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf”, me targa të Ohrit, ka dalë nga rruga.

Siç kumtoi MPB, automjeti është drejtuar nga A.A. (46) nga fshati Zajaz, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku i Qendrës mjekësore Kërçovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i DPB Kërçovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit