​Policia gjen 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2022, 13:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokacion të dyshuar në Prishtinë, janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN.

Sipas njoftimit të policisë, për 55 aparate nuk është prezantuar dokumentacioni i nevojshëm, andaj edhe janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës.

Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë (NN) 14.05.2022 – 11:00. Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit