Ky është punëtori që avulloi 11 mijë euro nga punëdhënësi i tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2022, 09:25

‘Shtëpinë tënde nuk bën me e vjedhë’.

Kështu thotë një fjalë popullore, e cila si duket nuk i ka rënë kurrë në vesh njërit nga punëtorët e kompanisë ‘Beta Group’, të cilin e ‘lëshoi toka’ bashkë me 11 mijë euro të firmës që i avulloi më 11 maji, raporton sinjali,mësohet se punëtori i kompanisë i cili mbante pozitën e shoferit të kamionit e që vendosi që 11 mijë euro të vendit ku punonte t’i fus në xhepin e tij, është Granit Telaku, 30-vjeçar,gazeta ka kontaktuar edhe me kompaninë Beta, të cilët e kanë konfirmuar ngjarjen dhe janë duke bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë për kapjen e të dyshuarit.

Sipas burimeve nga, Policia tashmë është në dijeni se Telaku ka kontaktuar me familjen e tij dhe si rrjedhojë, kapja e tij është vetëm çështje kohe.

E në anën tjetër, kompania ka bërë të ditur se ndajnë një shpërblim për këdo që ofron informacione që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit nga organet kompetente.

Telakun e denoncoi në Polici menaxheri i kompanisë, pasi ai u zhduk me gjithë paratë që duhej t’i dorëzonte në zyrën e financave, duke mos u lajmëruar në vendin e punës që nga e mërkura.

Pavarësisht punës intensive të njësiteve hetimore, 30-vjeçari ende nuk është arritur që të arrestohet dhe i njëjti tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.

Policia bërë të ditur se Prokuroria po e trajton këtë rast si “keqpërdorim të besimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit