Amerikani habitet kur sheh trenin që ndot parkun e liqenit: Kush i ka dhënë leje?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.05.2022, 23:27

Tirana, kryeqyteti europian i betonit dhe i pisllëkut po lë gojëhapur të huajt, të cilët habiten nga ato që shohin nëpër qytet. Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka shkruar një shtetas amerikan, i cili ka ardhur në Shqipëri për një projekt.

Ai ka parë në parkun e liqenit një tren, i cili nxirrte tym duke ndotur gjithë zonën. Shtetasi amerikan shprehet se ky tren është i tepërt në një zonë ku nuk mungojnë ndotjet e tjera.

Ai shton se të paktën të ishte bërë elektrik.

Amerikani shkruan:

Kush i ka dhënë leje këtij treni të ndosë parkun e liqenit? Të paaktën të ishte elektrik. Ne dalim për një shëtitje çdo ditë dhe ka kaq shumë ndotje nga treni, njerëzit pinë duhan hapur në publik dhe ndonjëherë ka skuter dhe furgona grumbullimi të mbeturinave që shkaktojnë kaq shumë ndotje. Une jam amerikan, kam ardhur në Shqipëri për një projekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit