Gjysmë i zhveshur dhe muhabet me kushëririn/ Pamjet e para të Rim Preçit, që iu bë atentat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.05.2022, 23:00

Blerim Preçi shihet gjysmë i zhveshur pak minuta pas atentatit ndaj tij. Ai qëndron pranë makinës së tij duke biseduar me kushëririn.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën.

Mësohet se autorët e kanë ndjekur prej disa orësh Preçin dhe në momentin e atentatit, i kanë dalë në krah makinës me të cilën ai udhëtonte. Ata kanë qëlluar me breshëri, por Preçi ka frenuar dhe më pas është hedhur nga makina.

“Shënjestra” nuk ka të shkuar kriminale, por policia po heton për lidhje të tij me persona që janë të njohur në botën e krimit.

Kujtojmë se Preçi ishte në automjet me kushëririn e tij, në momentin që u tentua të eliminohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit