Blerim Preçi frenoi dhe u hodh nga makina/ Detaje të reja, si ndodhi atentati në Lezhë?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.05.2022, 22:16

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë. Mësohet se autorët e kanë ndjekur prej disa orësh Preçin dhe në momentin e atentatit, i kanë dalë në krah makinës me të cilën ai udhëtonte. Ata kanë qëlluar me breshëri, por Preçi ka frenuar dhe më pas është hedhur nga makina.

“Shënjestra” nuk ka të shkuar kriminale, por policia po heton për lidhje të tij me persona që janë të njohur në botën e krimit.

Kujtojmë se Preçi ishte në automjet me kushëririn e tij, në momentin që u tentua të eliminohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit