Pastori Akil Pano dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” për mbrojtjen e institucionit të familjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.05.2022, 18:57

Pastori Akil Pano është dekoruar dy ditë më parë nga Presidenca me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Motivacioni i këtij titulli ishte: "Me mirënjohje ndaj përkushtimit në drejtim të mbrojtjes së institucionit të familjes, të lirisë së fjalës, si dhe të besimit gjatë tri dekadave të fundit.

Në vlerësim të angazhimit si promotor i vlerave të larta morale, qytetare, kombëtare dhe të solidaritetit njerëzor, duke investuar të gjithë kapacitetin e tij shpirtëror dhe intelektual në shërbim të komuniteteve të ndryshme në Shqipëri.”

Akil Pano njihet si themelues i Koalicionit për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës. Por ky dekorim shkaktoi reagim nga ana e komunitetit LGBTI. Sipas këtij komuniteti ky veprim është fyes e denigrues për komunitetin LGBTI.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit