Pamje nga aksidenti i rëndë në Carralevë, persona të shtrirë në rrugë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 18:59

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Carralevë në magjistralen Shtime – Prizren pasditen e së shtunës.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, duke thënë se ka pasur edhe dëme materiale në tri veturat.

"Sot rreth ores 13 :13 Policia Rajonale e Ferizajit ka pranuar nje informacion se në rrugën Magjistrale Shtime – Prizren , në fshatin Carrelevë ka ndodhur një aksident komunikacioni. Të përfshira në aksident janë 3 automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të 3 automjetet , lëndime trupore kanë pësuar 2 persona”, bëri të ditur Veseli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit