Shqiptari merr avionin për Itali, prangoset në aeroportin e Pizas: Akuzohet për prostitucion

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 18:51

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar. Ky i fundit është kapur sapo ka mbërritur në aeroportin e Pizas.

Shtetasi shqiptar 50-vjeç ishte dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 17 mijë euro. se 50-vjeçari shqiptar akuzohet për prostitucion, ndërsa shkoi në Itali me mendimin se drejtësia italiane e kishte harruar, por ai është prangosur në aeroport.

Sipas mediave italiane, 50-vjeçari shqiptar po udhëtonte nga Tiranë për në Piza. Mbi shqiptarin rëndojnë edhe akuzat e grupit kriminal dhe rrëmbimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit