I ofendoi djalin/ Nëna e Alban Ramosajt – Agim Doçit: Shijo rakinë me pensionin që merr nga Kosova

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 16:02

Eurovizion dhe skualifikimi i Ronela Hajatit është kryefjalë e mediave këto ditët e fundit. Por veç kësaj bujë bëri edhe deklarata e kompozitorit Agim Doçi, ku fyeu këngëtarin Alban Ramosaj. I ftuar në një emision televiziv, Doçi tha se Alban Ramosaj nuk mund të fitonte “Festivalin e këngës” pasi kënga “Theje” ishte parodi i estradës së Tiranës, teksa shtoi se Albani do të përfaqësonte më mirë Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Agim Doçi:

Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët.

Kjo bëri të irritohet vetë këngëtari, Albana Ramosaj i cili përmes një postimi në Instagram, e konsideroi Doçin si racist.

Reagimi i Alban Ramosaj:

I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”) Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste. Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend. Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu? Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone. Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju. Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje ‘Shqiptar nga Kosova.

Por një reagim të fortë e ka pasur edhe nëna e Alban Ramosajt, Antigona Ramosaj e cila përmes një story, ka ironizuar Doçin duke i thënë të shijojë rakinë e mëngjesit me pensionin që merr nga Republika e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit