Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë valojnë në Maja Makalu, maja e pestë më e lartë në botë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 16:25

Në Maja Makalu të Nepalit, e cila cilësohet si maja e pestë me e lartë në botë, ka valuar flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Alpinistja e njohur Uta Ibrahimi ka ngjitur Maja Makalun, që ka një lartësi mbidetare prej 8,485 metrave, dhe njihet si njëra prej 14 çative të botës.

Për Ibrahimin, kjo ishte ngjitja e shtatë prej 14 sosh, e cila bënte pjesë në plan-projektin e saj të madh “14 Majat e Himalayave – Utalaya”.

Më poshtë mund ta gjeni foton e Uta Ibrahimit në Maja Makalu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit