Shokun ia prangosën një muaj më parë, kapet edhe 24-vjeçarja pogradecare që shiste kokainë në rrugë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 14:24

Pas arrestimit të shokut të saj, policia ka arritur të prangos shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec. E arrestuara bashkë me shokun e saj që u arrestua një muaj me parë, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.

“Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit