Arrestohen 12 persona gjatë kontrollit në objekte hotelierike në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 14:00

Nëpunësit policor gjatë ditës së djeshme dhe të pardjeshme gjatë kryerjes së kontrolleve në objektet hotelierike në SPB Shkup kanë privuar nga liria 12 persona, tek të cilët është gjetur drogë, kumtoi sot MPB-ja.

“Gjatë datave 13 dhe 14 maj 2022 nga ana e nëpunësve policor nga Njësiti ër tregti të paligjshme pranë SPB Shkup, në bashkëveprim me nëpunësit policor të Njësitit për intervenim urgjent pranë SPB Shkup janë kryer kontrolle në zonën e SPB Shkup. Me çka, janë privuar nga liria 12 persona, prej të cilëve 11 nga Shkupi dhe një nga Ohri, sepse tek ata është gjetur drogë. Prej tyre, te shtatë persona është gjetur marihuanë, ndërsa te katër persona materie e bardhë, ndërsa te një persona edhe marihuanë edhe kokainë”, tregojnë nga MPB-ja.

Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të dorëzohet kallëzim përkatës sipas nenit 215 nga Kodi Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit