Vushtrriasit dhe drenicasit spo “munden” pa bixhoz

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 13:20

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) dhe njësive policore të Stacionit Policor Vushtrri, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e mbrëmjes të datës 13.05.2021, kanë realizuar një kontroll në një lokal në Vushtrri.

Gjithashtu një kontroll tjetër për këtë veprimtari të kundërligjshme është realizuar edhe në Skenderaj nga ana e Njësisë së Hetimeve të Mitrovicës dhe asaj të Skenderajt në mbështetje të NJRSH-së. Për realizimin e kontrolleve paraprakisht është siguruar urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit, në lokalin në Vushtrri janë gjetur gjashtë(6) aparate të lojërave të fatit, dy (2) monitorë, dhe një shtëpizë kompjuteri. Në Skenderaj janë gjetur katër (4) aparate të lojërave të fatit, një(1) lap-top, një(1) hard disk, një(1) monitor, tre (3) UPS dhe një TV. Të gjitha gjësendet e gjetura, janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme.

Për veprimtarinë e dyshuar dhe pajisjet e gjetura, hetuesit në Vushtrri kanë arrestuar personin e dyshuar A.Rr. 32 vjeçar ndërsa në Skenderaj është arrestuar personi i dyshuar F.H., 33 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i shtetit, ku pas procedurës së intervistimit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale; ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit