Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lihet në burg ish-deputeti i PS Alqi Bllako

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 13:21

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lënë në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve. Kujtojmë se Bllako kishte kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm, dhe nuk ka akses në prishjen e provave.

Alqi Bllako akuzohet se në rolin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ka falsifikuar dokumentet së bashku me Lefter Kokën, në mënyrë që përfituese të ishte kompania e biznesmenit Klodian Zoto. Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit