Kërkohet dorëheqja e Talat Xhaferit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 13:05

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pas publikimit të një audio-incizimi, në të cilin dëgjohej ky i fundit duke i ofenduar punonjësit në Kuvend.

Nga OBRM-PDUKM, thonë që “institucionet në vend nuk duhet heshtu për primitivizmin e Talat Xhaferit, pasi ai primitivizëm është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut”.

“Asnjë institucion në vend nuk duhet të heshtë për primitivizmin e Talat Xhaferit në Kuvendin e Maqedonisë! Primitivizmi i Xhaferit është dhunë ndaj punëtorëve, keqpërdorim i pozitës, shkelje e të drejtave të njeriut, primitivizmi i Xhaferit është në kundërshtim me të gjitha dokumentet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Xhaferi në mënyrë më mizore e shkeli dinjitetin e pozitës së kryeparlamentarit dhe në përgjithësi pozitën e deputetit të Kuvendit të Maqedonisë. Hapi i vetëm i ardhshëm në çdo shoqëri demokratike do të ishte dorëheqja e parevokueshme e Xhaferit dhe dorëheqja e tij nga Kuvendi i Maqedonisë! Gjithçka tjetër është një fundosje e re në fatkeqësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “kryeministri Kovaçevski me deklaratë e tij edhe një herë konfirmoi se është peng i krimeve të koalicionit BDI-LSDM”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit