Gjendet i vdekur një person në një depo, dyshohet për vetëvrasje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 11:42

Sot rreth orës 10:00, në një depo të biznesit privat në fshatin Dobërllukë është hasur një trup i pajetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportohet se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçare, i cili afër vetes kishte një pistoletë dhe ishte i gjakosur në pjesën e sipërme të trupit.

Për rastin janë njoftuar edhe organet kompetente, ndërkaq sipas burimeve nga emergjenca e Vushtrrisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët të cilët e kanë konstatuar vdekjen.

Rasti dyshohet për vetëvrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit