Berberi drenicak inskenoi rrëmbim, dërgoi foto duarlidhur te familja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 10:05

Qysh në tentimin e dytë për t’i mashtruar familjarët, një 20-vjeçar nga fshati Nakoc i Drenasit u zbulua nga autoritetet dhe u arrestua të enjten mbrëma.

“Fillimisht rasti u raportua si rrëmbim, ku menjëherë prokurori kujdestar, në koordinim me policinë, ka vepruar duke e lokalizuar të dyshuarin, nga i cili e kanë kuptuar se gjithçka është inskenim dhe nuk ka të bëjë me kidnapim”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

I dyshuari me inicialet A.G., që punon si berber në Drenas, kishte provuar që kidnapimin e rrejshëm ta bëjë sa më bindës për familjarët.

“Ai u ka dërguar video dhe foto të tij familjarëve, duke kërkuar vlerën prej 3 mijë eurosh”, ka sqaruar Ulaj.

Vetëm pak javë më parë i dyshuari e kishte bërë edhe një kësi mashtrimi.

Por, zëdhënësja e prokurorisë thotë se rastin e parë familjarët e kanë kaluar në heshtje, duke mos e raportuar në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit