‘Jeshilët’ e Veliajt me kondicionerë cop-cop/ Qytetari: Green Line ofron dushe falas, mjerim!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 10:10

Përpara se të vinte në pushtet, premtimi i Erion Veliajt ishte një Tiranë ndryshe dhe me transport publik komod për qytetarët. Kjo ishte vetëm ajo çfarë thoshte Lali Eri, por ajo çfarë bëri me autobusët në kryeqytet është shumë larg asaj çfarë premtonte para se të bëhej kryetar i Bashkisë Tiranë.

Ndonëse ka vite që drejton Bashkinë, Veliaj ende nuk ka bërë asgjë konkrete për transportin publik, madje e ka lënë të futet në kaos dhe kjo duke pasur parasysh incidentet e fundit të shpeshta me autobusët e kryeqytetit. Pas aksidentit të frikshëm të Green Line, ku përfundoi në lumin Lana dhe rrezikoi jetën e shumë udhëtarëve dhe të një shoferi të një mjeti tjetër, ‘jeshilët’ Erion Veliajt i cili pak kohë më parë, prezantoi me bujë kthimin e tre linjave ekzistuese të flotës së gjelbër e cila sipas Veliajt do të ndihmojnë në lëvizjen e shpejtë të qytetarëve dhe përmirësimin e transportit.

Mirëpo veç aksidentit, një urban i Green Line ka nisur të ketë probleme me kondicionerët. Një qytetar në Tiranë ka zgjedhur të udhëtojë me Green Line, kur papritur ka parë që kondicionerët e kësaj linje janë me defekt, ndërsa është shqetësuar nga uji që pikon. Qytetari ka dërguar një mesazh pranë redaksisë së JOQ Albania, ku ka shkruar se kondicionerët e rinj të Green Line janë cop-cop, ndërsa me ironi thotë se Lali Zdromsi ofron edhe dushe falas në urban. Në fund i lodhur nga një transport publik jokomod, qytetari e cilëson gjendjen në të cilën ndodhen autobusët si mjerim.

Qytetari për JOQ Albania:

Uji nga kondicioneret e rinj qe jane cop cop Pershendetje JOQ green line te lali zdromsit ofrojne edhe dushe falas ah mjerim …. Anonim ju lutem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit