Udhëtari nga Maqedonia vdes në aeroplan, ishte duke udhëtuar për Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2022, 09:34

Një aeroplan, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediet shkruajnë se shkak për aterrimin është se një udhëtar në moshë të shtyrë që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas INA.

Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit