‘Fotografohet shpella nëntokësore e alienëve në Mars’

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2022, 08:09

Pajisja Mars Curiosity i NASA-s ka shkrepur mijëra fotografi gjatë dekadës së kaluar duke eksploruar sipërfaqen e Marsit, por një imazh i ri që duket të jetë një portë e hapur në planetin e kuq ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Le t’i marrim gjërat me radhë: Nuk është një hyrje e botës tjetër në një tempull të huaj. Kjo portë e dukshme për në nëntokën marsiane ka të ngjarë të jetë një formacion i vogël shkëmbor me origjinë natyrore, raporton Vice.

NASA nuk e ka komentuar ende këtë detaj delikat në foton e Curiosity. Formimi i ngjashëm me derën është i fundit në një seri karakteristikash të çuditshme jashtëtokësore të vërejtura gjatë dekadave nga eksploruesit ndërplanetarë, robotikë dhe njerëzorë, që kanë ndezur imagjinatën e shikuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit