Shqiptari kërcënon fqinjin me armë zjarri: Pse u lidhe me “Wireless-in” tim?!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 22:35

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, ku plasi sherri mes fqinjëve për shkak të internetit. Mësohet se rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur një qytetar i shkoi fqinjit të tij në oborr duke e kërcënuar me armë zjarri, raporton JOQ KOSOVA.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte lidhur me “wi-fi”-në e të dyshuarit, në mënyrë të parregullt.

Kjo siç duket e tensionoi shqiptarin, i cili mori një fqinj tjetër dhe i shkoi papritmas në oborrin e shtëpisë, duke e kërcënuar më jetë.

Pasi kreu “punën” i dyshuari është larguar nga shtëpia e fqinjit, por rasti nuk mbaroi këtu. 'Viktima' që u përball me kërcënim në shtëpinë e tij, vendosi ta denoncojë rastin në stacion policor.

Një patrullë policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë intervistuar të dyshuarin, i cili e ka pranuar se ka kanosur fqinjin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit