SASHK-Qeveri, akoma pa marrëveshje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 18:53

Riaktivizimi i grevës në arsim do të varet nga rezultatet e Marrëveshjes paqësore dhe me ndërmjetësues që pritet të përmbyllet fillimin e javës që vjen. Pas raundit të ri të bisedimeve, kreu i SASHK-ut Nedellkov tha se ka përparim për marrëveshjen kolektive, shkruan Alsat.

“Ato duhet të nënshkruhen në periudhën nga 1 deri më 31 shtator. Ka disa probleme teknike për të cilat duhet të fillojë viti shkollor për të zbatuar ato dispozita të kolektivit. Sa i përket rritjes së pagave, ka pasur edhe disa propozime tona si dhe në çfarë përqindje të rriten pagat. Megjithatë, ne i drejtohemi sërish Ministrisë së Financave për analiza dhe kontroll se sa para do të nevojiten dhe në fund për një metodologji të re për krijimin e pagave në të cilat do të inkorporohen normat e inflacionit, rritja e pagës minimale etj”, tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut

Por ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se pavarësisht epilogut, procesi edukativo arsimor nuk guxon sërish të ndërpritet. Ai shtoi se përfundimin me kohë i vitit shkollor për arsimin fillor do varet nga raportet e punës që do të dorëzojnë drejtorët e shkollave dhe mendimi nga Byroja për zhvillimin e arsimit.

“Nëse ka mundësi që gjithçka të përmbyllet dhe të realizohet brenda këtij viti shkollor sepse kemi të bëjmë vetëm me klasën e nëntë e cila vazhdon në arsimin e mesëm por me klasat tjera mund të shohim mundësinë që diçka të plotësohet dhe gjatë realizimit të programit vitin tjetër”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës

Drejtuesit e Sindikatës dje takuan edhe ministren e punës dhe politikës sociale, e cila ishte e prerë se punonjësit në çerdhe që ishin në grevë nuk do të marrin të plota pagat për muajin prill. Ajo shtoi se po kërkohet zgjidhje ligjore që mëditjet e papaguara t’u komepenzohen muajve të ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit