U sulmua nga një ari i murrmë, vdes oficeri amerikan në Alaskë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 19:06

Një oficer i ushtrisë amerikane, veteran i luftës në Afganistan është vrarë nga një ari gjatë një stërvitje ushtarake. Të martën Seth Plant, 30 vjeç, mori pjesë në një stërvitje në bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska bashkë me një ushtar tjetër. Por sulmi tragjik ndodhi brenda bazës, e cila ka një sipërfaqe prej rreth 260 kilometra katrorë.

Ka dyshime se ariu i murrmë që vrau njërin ushtar dhe plagosi tjetrin po mbronte këlyshët e saj kur sulmoi ushtarët. Zyrtarët po përpiqen ende të gjejnë ariun, i cili mund të vritet pasi ishte përfshirë në një sulm fatal. Divizioni i Hetimeve Kriminale të Ushtrisë Amerikane po shqyrton vdekjen, ashtu siç bëjnë për çdo vdekje që ndodh në një bazë ushtarake.

Burimi:bbc Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit