Ky është deputeti i VV-së që votoi kundër Projektligjit për pagën minimale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 17:48

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale, përkundër kolegëve të tij nga e njëjta parti që votuan pro.

Humolli iu bashkua deputetëve opozitarë, si atyre të PDK-së, LDK-së, e AAK-së, që po ashtu votuan kundër.

Pas shumë debateve, Projektligji për pagën minimale nuk kaloi tutje, pasi në votim morën pjesë vetëm 56 deputetë, me 51 që votuan pra dhe 5 kundër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit