Berisha nis fushatën për kreun e PD, një i dehur ngjitet në skenë për ta takuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 17:56

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën e tij elektorale për t’u zgjedhur kryetar i PD-së. Berisha ka zgjedhur Elbasanin si qytetin e parë për nisjen e kësaj fushate por sapo ka nisur është përballur me një incident. Në momentin që ai do merrte fjalën për të folur, mediat raportojnë se një i dehur ka hipur në skenë dhe i është afruar Berishës për ta takuar. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që qytetari i dehur të largohej nga skena dhe të nxirrej jashtë sallës.

Ndërkohë ish-kryeministri ka ruajtur qetësinë dhe e ka kaluar me të qeshura këtë moment të sikletshëm në nisje të fushatës së tij elektorale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit