E tmerrshme! Drejtoresha e shkollës kafshon nxënësin autik se i shkuli flokët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 17:34

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në shkollën për fëmijë me aftësi të kufizuara në Artë, Greqi. Sipas mediave greke mamaja e një nxënësi ka ngritur padi ndaj shkollës pasi akuzon drejtoreshën se i ka kafshuar djalin autik. Nëna e fëmijës në denoncimin e saj shprehet:

Të martën e kaluar, kur shkova ta marr fëmijën tim nga shkolla, u habita kur pashë se ai kishte gërvishtje në pjesën e pasme të veshit të djathtë dhe në kyçet e dorës. E pyeta mësuesen e djalit tim se çfarë ndodhi, pasi fëmija im nuk kishte asnjë lëndim kur doli nga shtëpia jonë në mëngjes. Mësuesja u përgjigj se lëndimet janë shkaktuar kur ajo bashkë me drejtoreshën po tentonin të largonin fëmijën nga drejtoresha, pasi ky i fundit e ka kapur prej flokësh. Habia ime vazhdoi kur mbërrita në shtëpinë tonë, ndërrova rrobat e djalit tim dhe shkova për ta larë, ku aty duke i hequr uniformën, i pashë një mavijosje të madhe në mes të këmbës dhe aty mund të shiheshin shenjat e dhëmbëve. Kjo më bëri të kuptoj menjëherë se dikush e kishte kafshuar fort djalin tim. Djali im është një fëmijë autik dhe të flasësh me të për të shpjeguar atë që i ka ndodhur nuk është e lehtë. Më pas kontaktova një mësuese shkolle, duke e pyetur nëse dinte ndonjë gjë për incidentin. Ajo u përgjigj se nuk dinte asgjë, por do të njoftonte drejtorin e shkollës që të më kontaktonte. Dhe vërtet, drejtoresha më kontaktoi menjëherë, ku më pranoi vetë, pa pasur kohë ta pyesja se më kishte kafshuar djalin, për ta hequr se po i tërhiqte flokët.

Nëna e fëmijës e tronditur kërkon që drejtoresha të marrë përgjegjësinë për atë që i ka ndodhur djalit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit