EKSKLUZIVE/ Avokati që kallëzoi dëmtimin e ikonave: I shkoj deri në fund, autorët të mbajnë përgjegjësi!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2022, 16:44

Videoklipi i këngës "Picasso" nga vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, në bashkëpunim me Elgid Dodën, është kthyer në çështjen e ditëve të fundit në qytetin e Korçës. Ky klip është xhiruar në muzeun e qytetit, çka ka sjellë iritimin e qytetarëve korçarë, pasi sipas tyre janë dëmtuar ikonat e shenjta. Avokati i këtij qyteti, Esmerald Xhafa ka shkuar më tej, teksa ka dorëzuar një kallëzim penal për institucionet që lejuan xhirimet e këtij videoklipi brenda këtij ambienti. Në një intervistë për "JOQ Albania", Xhafa deklaroi se do i shkojë deri në fund kësaj çështje për të vënë para përgjesisë autorët. Sipas tij, po mundohet të sajohet leja e cila nuk ekziston dhe kjo e shton më tepër fajin e të gjitha palëve.

Avokat, filmimi i videoklipit të këngës së vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj, ka bërë bujë në qytetin e Korçës për shkak se u xhirua në një nga muzetë e qytetit. Ndërkohë ju keni ngritur një padi lidhur me këtë çështje. Ndaj kujt konkretisht është ky kallëzim?

Në fakt reagimi im në lidhje me këtë klip është bërë menjëherë pasi e kam parë në youtube dhe kam postuar në profilin tim në facebook reagimin e parë. Duke parë papërgjegjshmërinë dhe sjelljen vendosa t'i drejtoj Prokurorisë një kallzim në lidhje me indiferentizmin e institucioneve pasi nuk lejohet kryerja e fotove në muze dhe jo më kryerja e xhirimeve. Në dijeninë time atje është xhiruar për tre ditë në datat 6 7 dhe 8 prill. Dyshoja se do ishin dëmtuar ikonat por ky dyshim i imi është përforcuar nga mendimet e dhëna nga ekspertë të fushës dhe kur të vërtetohet kjo pjesë do ndjek çdo mjet dhe rrugë ligjore për të shkuar para përgjegjësisë ligjore gjithkush që ka gisht në këtë papërgjegjshmëri. Si fillim kam kallëzuar institucionet përgjegjëse por duke parë gjithë zhvillimet e mëpasshme do disponoj edhe kallëzime të tjera pa iu trembur as emrit dhe as çfarë përfaqëson. Unë i trembem veç Zotit dhe nuk do ndalem për të çuar para përgjegjësisë cilindo individ.

Pse e thoni këtë? Ka pasur presione nga ana e autorëve të këngës ose nga institucionet që keni kallëzuar?

Presion nuk mund ta quaj por jam komunikuar nga menaxheri i tyre dhe nga avokati i tyre nëpermjet telefonit. Nga natyra, nuk e kam në tip që presionet me trembin kështu që unë jam në të drejtën time para ligjit dhe para zotit.

Cfarë kërkoni konkretisht?

Personat përgjegjës janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe shperdorimi i detyrës nuk konsiston vetëm në pasjen apo jo të një leje apo autorizimi por edhe tek mënyra si është dhënë, tek përmbushja e kushteve respektimi i kritereve për të bërë filmime etj etj. Kërkesat e mia janë dy: Prokuroria të sekuestrojë serverat e kamerave të dy muzeve të atij kombëtar të artit Mesjetar dhe të fotografisë "Gjon Mili" si dhe të regjistrave të protokolleve. Dhe punonjësit përgjegjës të mos mundohen të prodhojnë dokumenta të falsifikuar për të justifikuar veprimin e tyre te kundraligjshëm.

Si njohës i ligjit, për personat përgjegjës, çfarë mase duhet të merret minimalisht për këtë ngjarje?

Në rast se provohen shkeljet, minimalisht ata duhej të ishin pezulluar nga puna pasi dyshoj se do mundohen për të ndryshuar faktet dhe të ndryshojnë të vërtetën, por kjo nuk mund të fshihet dhe unë do i shkoj deri në fund madje falenderoj për mbeshtetjen gjithë qytetarët jo vetëm të Korçës, por edhe mediat e tjera përfshirë ju, apo dhe ekspertë të fushës që më ngarkojnë përgjegjësi morale për t'i shkuar kësaj çështje deri ne fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit