Rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja nga Librazhdi: Doja të merrja dhi e pula në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 16:22

Etleva Korra është nusja nga Librazhdi e cila brenda pak ditësh ka dhunuar vjehrrin, vjehrrën, bashkëshortin dhe kunatin. Etleva është nënë e dy fëmijëve dhe debatet e saj në familje kanë nisur që në momentin kur ajo është martuar dhe vjehrri i strehoi në një kasolle. Kushtet e vështira ekonomike janë bërë shkak që ajo të konfliktohej me prindërit e burrit vazhdimisht. Por debati mes tyre ka agravuar para pak ditësh kur Etleva bleu një dhi dhe pula por vjehrri nuk e lejoi t'i fuste te stalla e tyre. Duke folur për "TCH" ajo ka deklaruar se vjehrri dhe vjehrra e kanë rrahur dhe jo ajo ata. Më tej ajo është shprehur se nuk mund të ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.

Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit