Me “shtëpi bari” në Vorë, rrëfehet 33-vjeçari: Do prodhoja Bitcoin, ndryshova mendje dhe mbolla hashash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 16:00

Para pak ditësh u njoftua se policia ka zbuluar në Vorë një banesë të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike, të llojit kanabis sativa. Një 33-vjeçar nga Peqini e kishte marrë me qira banesën nga A. Gj., 32 vjeç i cili ishte shok me djalin e pronarit të shtëpisë. 33-vjeçari me iniciale F.B ka treguar në polici se shtëpinë e kishte marrë me qira për të jetuar vetëm por gjatë rrugës kishte ndryshuar mendje. "GazetaSi" ka mësuar se 33-vjeçari kishte patur si qëllim që shtëpinë ta shfrytëzonte për prodhimin e Bitcoinit por pastaj kishte ndryshuar mendim dhe e kishte kthyer në "shtëpi bari". Por pasi kishte parë se prodhim nuk po merrte dhe ajo që kishte po prishej vendosi ta çmontonte "shtëpinë e barit" që kishte ngritur.

Mora shtëpinë për veten time dhe jetova vetëm. Kisha si pikësynim që të vendosja aparatura për prodhimin e Bitcoinit, pastaj ndryshova mendje dhe vendosa të kultivoj bimën narkotike. Nisa të bëj përshtatjen e banesës, bleva bazën materiale. Por nuk munda të marr prodhim, pasi bima u prish, ndaj nisa heqjen e aparaturave dhe nisa sistemimin e banesës. Nuk më ka ndihmuar askush, kam punuar vetëm dhe shoku që ma dha me qira, i quajtur A., kur ka ardhur në shtëpi nuk ka parë asgjë. Edhe ndërhyrjen për të vjedhë energji e kam bërë vetë, s’më ka ndihmuara askush.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar 33-vjeçarin nga Peqini pasi akuzohet ër veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”. Ndërkohë është proceduar penalisht A. Gj., 32 vjeç, banues në Don Bosko, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Sh. D., 55 vjeçe, banuese në Vorë, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit