Udhëtari nga Maqedonia ndërron jetë në aeroplan duke udhëtuar për Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 15:40

Një aeroplan që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë.

Mediat shkruajnë se shkak për aterimin është se një udhëtar në moshë të thyer që ka udhetuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë, transmeton almakos.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhetarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para bëhet fjalë për sulm në zemër.

Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit