Jo vetëm Totti, këta janë ish-yjet e tjerë të futbollit që zbarkojnë në Tiranë më 25 maj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2022, 15:06

Më 25 maj ora 21:00 në stadiumin kombëtar "Air Albania" luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynordit. Një event i madh futbollistik që ka marrë vëmendje maksimale.

Përveç Françesko Totit që e konfirmoi edhe përballë gazetarëve prezencën në finalen e Tiranës, shumë personalitete të botës së futbollit pritet që të jenë të ftuar në këtë event.

Emra si Robin van Persi, që është i lidhur me klubin e Feynordit apo edhe Xhenaro Gatuzo, pritet gjithashtu të jenë prezentë në tribunën VIP të stadiumit mbrëmjen e 25 majit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit