Nipi rreh dajën në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 14:47

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se është arrestuar një 19-vjeçar nga Tetova pasi paraprakisht një 57-vjeçar ka raportuar se ai, gjegjësisht nipi i tij, e ka sulmuar fizikisht.

“Me datë 13.05.2022, personi A.A. (19) nga Tetova është ndaluar nga zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë pasi që personi I.E. (57) nga Reçica e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00.20 në rrugën “107” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga nipi i tij A.A.

Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit