Ngjarje e pazakontë në Gostivar! Studenti mori paratë, por nuk pagoi semestrin!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 14:34

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua 51-vjeçare ka raportuar se një student nga Gostivari ka marrë ndihmë financiare për studime, por paratë e marra i njëjti nuk i ka përdorur për të paguar obligimet në studime.

51-vjeçarja ka kërkuar që studenti të kthen plotësisht paratë e marra.

“Me datë 12.05.2022 në ora 11.00 në Stacionin Policor-Gostivar një grua 51 vjeçare ka raportuar se nga viti 2019 deri në vitin 2020 personit M.S. nga Vrapçishti i Gostivarit, i ka dhënë para për të studiuar në fakultet në Gostivar, por i pandehuri nuk i kishte paguar semestrat në fakultet dhe ajo ka kërkuar t’i kthejë paratë, por i pandehuri deri më tani i ka kthyer vetëm një pjesë të parave. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit