Mbrojtja e të drejtave LGBTI, Shqipëria në vendin e 28-të në Evropë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 14:46

Malta mbetet vendi më i mirë në Evropë për të drejtat e komunitetit LGBT+, sipas një raporti vjetor nga ILGA-Europe. Në raport thuhet se Malta ka politikat, ligjet dhe praktikat më të mira por që nuk diskriminojnë komunitetet LGBT+. Shteti i vogël anëtar i Bashkimit Evropian ka kryesuar tabelën "Rainbow Europe" që nga viti 2016.

Ndërkohë Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut në listën për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT +, pasi vendi ynë renditet në vendin e 28 të listës me 49 shtete, ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin e 31. Sondazhi i kryer nga aleanca zbuloi se 79% e të anketuarve LGBTI largohen nga Shqipëria për shkak të diskriminimit. Ndërkohë dhjetra persona të tjerë të komunitetit LGBTI i drejtohen organizatave për mbështetje në kërkimin e azilit në BE.

Në Rajon, Mali i Zi kryeson listën pasi renditet në vendin e 8, Greqia në vendin e 17, Bosnje Hercegovina në vendin e 22, Serbia e 23-ta dhe Kosova në vendin e 25. Danimarka u ngjit me shtatë vende duke u renditur në vend të dytë pas Belgjikës, shtet që së fundmi njoftoi se deri në fund të këtij viti do të ndalë me ligj të ashtuquajturat ‘terapitë e konvertimit’. Azerbajxhani, Turqia, Rusia dhe Armenia janë në skajin tjetër të grafikut si shtetet me ligjet më të dobëta në botë në mbrojtjen e LGBTI, ndërsa për sa i përket BE-së janë Polonia, Rumania dhe Bullgaria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit