Benzema nuk ndalet, barazon rekordin e Raul

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2022, 13:57

Karim Benzema vazhdon të shkëlqejë në Spanjë me Real Madridin, duke u shndërruar në një lider absolut te ekipi i Ançelotit. Francezi është gjithashtu një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit mbretëror.

Pasi parakaloi Di Stefanon më 9 mars me tregolëshin historik kundër PSG-së, numri 1 i “Los Blancos”, me realizimin ndaj Levantes, barazoi 323 golat e Raulit për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e madrilenëve, i kaluar vetëm nga Kristiano Ronaldo (451).

Në kampionat Benzema ka shënuar 219 gola dhe është ende pas Raulit (228) dhe, natyrisht, edhe pas Kristano Ronaldos (312). Gjithsesi me këtë rritëm të frikshëm, francezi, pritet të thyejë të tjera rekorde.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit