Shpiket për herë të parë në botë shtrati i qenve për njerëz

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.05.2022, 13:26

Është shpikur për herë të parë në botë shtrati i qenit për njerëz dhe është cilësuar si 'një ëndërr e bërë realitet’.

Një shtrat gjigant qensh për njerëzit po bëhet viral në internet pasi pretendon se ofron 'përvojën më të mirë të gjumit' dhe lehtëson stresin, por vjen me një kosto marramendëse prej 320£.

A e keni parë ndonjëherë qenin tuaj në gjumë të thellë dhe keni ndjerë zili për shtratin e tij komod?

Sipas dy studentëve të universitetit në Vankuver, kjo është arsyeja pse ata kanë krijuar shtratin e parë gjigant të qenve në botë për njerëzit.

Noah Silverman dhe Yuki Kinoshita bashkëthemeluan Plufl dhe janë bërë virale në internet për krijimin e tyre.

Ata pretendojnë se shtrati i madh është "zgjidhja për gjumin më të mirë të bërë ndonjëherë" pasi ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ankthit.

Plufl ka marrë mbështetje të madhe në internet. Një video e TikTok e shpërndarë nga marka është parë 9.5 milionë herë dhe fansat po bien dakord se është një "ëndërr e bërë realitet".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit