Burri e dhunonte, gruaja në Elbasan tenton të vrasë veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 13:08

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. 39-vjeçari me iniciale Xh.Sh akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” pasi bashkëshortja e tij ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar medikamente mjekësore në sasi të mëdha.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit