Agim Bahtiri punësoi 62 profesorë pa shpallur fare konkurs publik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 12:37

Gjatë udhëheqjes se Agim Bahtiri, me komunën e Mitrovicës, 62 profesorë ishin punësuar pa shpallur fare konkurs publik.

Auditori kishte gjetur se Departamenti Komunal i Arsimit gjatë vitit 2021 kishte angazhuar 62 punonjës me kontrata të përkohshme, pasi që konkurset për pranimin e tyre kishin dështuar.

Sipas, auditorit këta punonjës kanë mbetur jashtë listës së pagave dhe nuk janë kompensuar për punën e kryer.

Po ashtu, pagesat ndaj tyre nuk ishin raportuar as si obligime të pa paguara.

“Komuna, respektivisht Departamenti Komunal i Arsimit (DKA) gjatë vitit 2021 kishte angazhuar 62 punonjës me kontrata të përkohshme pasi që konkurset për pranimin e tyre kishin dështuar. Kemi testuar (5) kontrata të tilla, të cilat ishin nënshkruar kryesisht në muajin tetor dhe nëntor 2021. Këta punonjës ashtu siç është sqaruar edhe në PFV kanë mbetur jashtë listës së pagave dhe nuk janë kompensuar për punën e kryer. Po ashtu, obligimet financiare ndaj tyre nuk janë raportuar në PFV si obligime të pa paguara”, thuhet në raportin e Auditorit.

“Pranimi i punëtorëve pa procedura të rregullta ka ndodhur për shkak të dështimit të procedurave të rekrutimit dhe me arsyetimin se vendet e punës duhet të plotësohen në mënyrë që mësimi nëpër shkolla të vazhdojë me rregull. Derisa mos paraqitja e obligimeve për pagat e punëtorëve ka ndodhur si pasojë e mungesës së informatave nga departamenti i financave”, thuhet me tej në raport.

Sipas nenit 8 të ligjit të punës Nr.03/L-212, Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit