Djali i Katica Janevës: Nëna ime ka aq shumë informacione sa që një ditë do të eksplodojë prej tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 12:33

Djali i ish prokurores speciale Katica Janeva, avokati Llazar Janev, mbrëmë në një intervistë për A1on, ka zbuluar detaje nga procesi në rastin “Reket”, ku e dënuar ishte vet Janeva, duke vlerësuar se aktvendimi që u soll pa fakte, si dhe se shefja e PSP-së, e ëma e tij, ka pasur presione të fuqishme nga të gjithë..

“KA çfarë të tregojë, i janë mbledhur shumë gjëra këtë periudhë, mendoj se ka aq shumë informata që thjeshtë mund të eksplodojë prej tyre. Më ka treguar vetëm një pjesë. Ka kohë, ende është e re, por edhe po të ngelë aktvendimi ashtu siç është, do të vijë dita kur ajo do t’i tregojë të gjitha çfarë i fle në zemër”, thotë Llazar Janev.

Ai tregon për bastisjet në shtëpinë e tyre, përndjekja e telefonave të tyre, ndërsa ka folur ehde për punën gjatë ish PSP-së.

“Tek ne nuk erdhën të kërkojnë garniturën, as milionat, por diçka tjetër. Tek ne kërkoheshin biseda të përgjuara. URdhëri i parë për bastisje, unë e lexova dhe shkruante USB, hard disqe. Kishte fontanë të vogël në obor ku banonte e ëma, e madje edhe në fontanë kërkoheshin. Kërkoheshin edhe në lavazh, gjithkund kërkonin. E njejta punë ndodhi edhe pas 40 ditëve. Erdhën, kërkuan biseda të përgjuara dhe një nga hetuesit para meje u paraqit dhe besoj bisedonte me Villma Ruskoskën kur tha “E gjetëm, këtu është”, mendonte për garniturën. Ne fare nuk kemi menduar për këtë gjë”, thotë Janev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit