Edhe zyrtarisht në Kuvend arrijnë emrat e propozuar për gjykatës kushtetues, mes tyre edhe Joveski

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 11:59

Në seancën e sotme të Komisionit për Çështje dhe Emërime, do të debatohet për katër vendet e zbrazura për Gjykatës Kushtetues. Si propozim zyrtar i koalicionit qeveritar, janë prokurori Ljubomir Joveski, Tatjana Vasiq nga Ministria e Drejtësisë, dhe Fatmir Skender, gjykatës aktual dhe ish sekretar i komunës Qendër Zhupë.

Nga ana tjetër opozita ka propozuar profesorët Savo Klimovskin dhe Rodna Zhivkovska, Todor Vitllarov prokuror gna Shtipi dhe Branko Sekullovski, ish gjykatës dhe kryetar i Gjykatës në Gostivar.

Për pasdite është caktuar seanca e këtij komisioni në Kuvend ku në rend dite është konfirmimi i propozimeve.

Seanca e Komisionit Kuvendor është caktuar dje nga kryetarja Marija Gjorgjievska.

Gjykata Kushtetuese tanimë disa muaj pothuajse është bllokuar dhe punon me vetëm gjykatës. Kryetarja Dobrilla Kacarska disa herë ka apeluar deri te Kuvendi të zgjedhë gjykatës, ndërsa disa herë përshkak mos pasjes së shumicës, janë shtyrë disa votime dhe disa iniciativa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit