Paulo Dybala mund të jetë dhurata e madhe për Jose Mourinhon në merkato

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2022, 11:20

Paulo Dybala mund të transferohet te Roma gjatë merkatos së verës. Ky është lajmi kryesor i mediave italiane mëngjesin e sotëm. Asgjë nuk është e pamundur, përderisa vetë lojtari nuk ka vendosur ende për ekipin e tij të ri. Jose Mourinho është një adhurues i madh i tij dhe drejtuesit verdhekuq kanë nisur të lëvizin.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit si futbollist i lirë, teksa Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Arsenal e Roma.

Corriere dello Sport ka shkruar se Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e argjentinasit dhe pronarët e Romës, Friedkin janë gati të sakrifikojnë për t’ia plotësuar dëshirën Special Ones. Roma është gati ta shesë Nicolo Zaniolon dhe Dybala shihet si alternativa më e mirë për ta zëvendësuar italianin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit