Punëtori merr 11 mijë euro në kompani dhe nuk kthehet më në punë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 10:48

Një punëtor i një firme në Lipjan të enjten ka marrë 11,000 euro të punës dhe nuk është kthyer më në punë.

Policia e Kosovës po e heton rastin por nuk ka arrestuar dikë ende.

Punëtori ishte duke shpërndarë mallin kur mori paratë.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportoi e PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit