Narkomani e detyroi 13-vjeçaren nga Gjakova të kryej tri herë marrëdhënie seksuale, vajza iku nga dritarja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 09:47

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku dyshohet se një vajzë 13-vjeçare, e cila nga prindi ishte raportuar e zhdukur, është dhunuar seksualisht nga 34-vjeçari, Shëndrim Llolluni.

E mitura u gjet tri ditë pasi u raportua e zhdukur dhe dyshohet se u dhunua sistematikisht nga 34-vjeçari Shëndrim Llolluni i cili rezulton të jetë konsumues i heroinës. Ndaj të dyshuarit Prokuroria ka konfirmuar dje se është bërë kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot janë zbuluar detaje të tjera.

Shëndrim Llolluni dyshohet se me përdorim të forcës e ka detyruar të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, tri herë radhazi, derisa viktima ka arritur të ikë nga dritarja e shtëpisë.

“I pandehuri fillimisht e takon dhe përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por e njëjta nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë. Pasi qëndrojnë për një kohë në lokal, i pandehuri më pas e fut të dëmtuarën në automjet dhe e dërgon në shtëpinë e tij në Junik, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi i pandehuri me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj tri herë kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e dëmtuara arrin që të del nga dritarja e shtëpisë, largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqet rastin në polici.”

Dje u raportua se Llolluni që dyshohet për dhunimin e të miturës, u kap në flagrancë teksa konsumonte heroinë në tualetin e marketit ‘Viva Fresh’ në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata që të dyshuarit Llolluni t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit