SASHK dhe MASH në takim të ri, pritet harmonizimi përfundimtar i qëndrimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2022, 09:31

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot pasdite është planifikuar të kenë një takim të ri për të diskutuar për rritjen e pagave në përqindje.

Dje nga Sindikata thanë se në takimin e paraparë për sot pritet të arrihet një harmonizim përfundimtar i qëndrimeve për këtë çështje, si dhe marrëveshje kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe afat kohor për zhvillimin, nënshkrimin dhe zbatimin e tyre.

Takimi i ri negociuese i SASHK-ut me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për çështjet e hapura në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, është dakorduar për 17 maj.

Pas takimit të djeshëm të dy palët diskutuan për formimin e grupit punues për marrëveshjen e re kolektive për parashkollorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit